Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E BUJSHME/ Shtangen pretendentët e Superiores, FIFA merr vendimin EKSTREM për klubin e njohur

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Shtangen pretendentët e Superiores, FIFA merr vendimin EKSTREM
Topi i Superiores - FIFA

Klubet shqiptare po përballen gjithnjë e më shumë me ndëshkime nga FIFA për mospërmbushje të detyrimeve financiare ndaj ish-lojtarëve dhe trajnerëve. Çështjet e humbura para paneleve disiplinore kanë sjellë pasoja të rënda, përfshirë edhe ndalimin e aktiviteteve në merkato.

Së fundmi, edhe Besa e Kavajës i është shtuar listës së skuadrave me merkato të bllokuar, pas vendimit të FIFA-s që daton më 1 tetor. Sipas këtij vendimi, klubi duhet të shlyejë detyrimet ndaj një pale të tretë për të rifituar të drejtën për transferime.

Nëse nuk përmbush detyrimin financiar deri në janar, Besa rrezikon të mbetet jashtë merkatos edhe në fazën e dytë të kampionatit. Kjo do të ishte një goditje për objektivat e klubit, që synonte ngjitjen në Superiore, por aktualisht ndodhet larg vendeve të kreut.

Poll

Lexo gjithashtu