
Abdoulaye Diarrassouba do të jetë futbollisti më i ri i Ilirisë. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Boluspor në Turqi, për të nisur një të re në Kategorinë e Parë shqiptare.
Akordi mes palëve është arritur, teksa tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Diarrassouba vjen në Shqipëri pas një aventure pozitive në ligën e parë turke me Boluspor.
Në sezonin që lamë pas, 22-vjeçari mori pjesë në 31 ndeshje me bardhekuqtë, duke numëruar në total 1,336 minuta.
Në krahun tjetër, kampionët e Kategorisë së Dytë sezonin e shkuar, Iliria, duket të jetë mjaft aktive këtë merkato. Deri më tani, klubi nga Fushë-Kruja ka siguruar shërbimet e portierit Arbër Jata dhe sulmuesin ganez, Abdul Latif Yakubu.