
Kukesi
Dita e sotme në klubin e Kukësit është e veçantë për shkak të një feste. Drejtori sportiv i klubit verilindor, Asuel Dervishaj feston sot ditëlindjen e tij dhe mbush 36-vjeç.
Me një postim në faqen zyrtare të klubit, Kukësi ka uruar Dervishajn. “Gëzuar Ditëlindjen Drejtor”, është urimi i përzemërt që klubi verilindor i ka bërë në rrjetet sociale 36-vjeçarit.
Asuel Dervishaj është në detyrë si drejtor sportiv i Kukësit që nga 22 janari i këtij viti. Më parë, 36-vjeçari ka qenë trajneri i të rinjve i klubit Gerland.
View this post on Instagram