Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Besa “fundos” karrierën e Shpëtim Duros, projekti ambicioz që nuk “lindi” kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
Besa “fundos” karrierën e Shpëtim Duros, projekti ambicioz
Shpëtim Duro dhe Nexhat Bizhdili

Skuadra e Besës luftoi sezonin e kaluar për ngjitjen nga Kategoria e Parë në Superiore, por nuk ia doli dot. Transferimi i një sër lojtarësh me peshë në “letër” dhe prezantimi i trajnerit Shpëtim Duro, hodhi “rrënjë” se ekipi kavajas ishte në rrugën e duhur për të milituar në elitën e futbollit shqiptar, Superiore.

Kanë kaluar 7 javë në Kategorinë e Parë për këtë sezon dhe Besa ende nuk e ka marrë fitoren e parë. Humbja e fundit ndaj Skënderbeut e përkeqëson akoma më shumë gjendjen e “zymtë”.

Para kësaj aventure profesionale Shpëtim Duro “krenohej” me “CV” të pasur, përmendim triumfin në Kupën e Shqipërisë me Besën (2010), Superioren te Skënderbeu (2011) dhe më e “freskëta”, titulli me Strugnë në Maqedoninë e Veriut (2023). Në të shkuarën, Duro ka drejtuar edhe klube te tjera si Vllaznia, Partizani, Shkëndija e Tetovës, Drita, Kukësi, Egnatia apo Suhareka.        

Poll

Lexo gjithashtu