Pogradeci do të përballet sot me Laçin në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në Kurbin, do të nisë në orën 15:00.
Ndërkohë që atmosfera tek liqenorët është fantastike, në prag të këtij dueli mjaft të rëndësishëm. Klubi i Pogradecit ka publikuar një video të tifozëve të tij, të cilët po udhëtojnë drejt Laçit. Atmosfertë mjaft e bukur dhe motivuese, rreth 2 orë para ndeshjes vendimtare.
“Atmosfera 10/10 para ndeshjes. Faleminderi për mbështetjen”, shkruan klubi. Kujtojmë që në rast fitoreje, Pogradeci do të merrte vendin e dytë, çka do të thotë ngjitje direkte në Superiore, nëse do ta mbyllte në atë klasifikim kampionatin.
VIDEO e publikuar nga klubi i Pogradecit
