
Ditën e sotme do të luhen 2 takime mjaft të rëndësishme që janë të vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. 4 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë për fitoren, me sfidat që do të luhen në të njëjtën orë, 13:30.
Kështu Burreli do të presë në shtëpi skuadrën e Korabit. Vendasit synojnë një tjetër fitore për të “blinduar” vendin e tyre në “Play-Off’, ndërsa nga krahu tjetër miqtë synojnë t’i largohen sa më shumë zonës “Pkay-out”.
Ndërkohë Apolonia do të luajë në transfertë, ku do të sfidojë Pogradecin. Një duel mjaft delikat mes ekipeve që kanë vetëm 3 pikë diference mes tyre në renditje. Pogradecarët aktualisht ndodhen në vendin e 6-të në renditje, pozicion që të çon në “Play-Off”, ndërsa fierakët mbajnë vendin e 8-të me 28 pikë.
