
Kastrioti mori një pikë të rëndësishme përballë Egnatias të shtunën në Rrogozhinë. Krutanët do të rikthehen të luajnë në “shtëpi” pas dy transfertave me Vllazninë dhe Egnatian teksa të shtunën pret Teutën në Kamëz në orën 15:00. Trajneri Emiljano Çela synon fitoren për t’u larguar nga një rrezik i mundshëm për vendet e “ftohta” në renditje.
Ndaj durrsakëve, Emiljano Çela rrezikon të humbasë shërbimet e një lojtari të rëndësishëm për të, Edon Hasani. Mesfushori la fushën përballë Egnatias si pasojë e një dëmtimi në kavilje dhe në ekran dukej situatë jo e lehtë. Pas ekzaminimeve të para, është përjashtuar mudnësia e një dëmtimi të rëndë dhe mbikqyrja do të vazhdojë për të parë nëse do të jetë i gatshëm në fundjavë.