E diela e ardhshme nuk do të jetë si gjithë të tjerat. Në fushë do të zbresin dy skuadrat Milan dhe Napoli që kanë bërë më mirë këtë sezon në Seria A. Deri më tani të dy ekipet nuk e kanë hequr "këmbën nga gazi", me gjithë problemet që kanë pasur.
Skuadra e Alegrit është për momentin në vendin e parë me 4 pikë më shumë sesa Napoli i Sarrit, që ka bërë një kampionat spektakolar.
Të dy ekipet do të kenë në dispozicion lojtarët më të mirë dhe gjithçka që do të japin, do të shihet në mbrëmjen e 22 Prillit, ku me shumë mundësi do të mësojmë se kush do jetë kampioni i ri në Itali.
Poll
