Llapi është skuadra e dyshuar për trukime rezultatesh në Superligën e Kosovës. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Franca, teksa “Le Parisien” raporton se ekipi i Podujevës është nën hetim për paracaktime rezultatesh.
Sipas së njëjtës media bëhet me dije se janë arrestuar disa persona, ndërsa hetimet po vijojnë në lidhje me katër ndeshje të aktivitetit të futbollit kosovar.
Një skandal i madh i ky që vjen pas 4 viteve që ndodhi në Shqipëri me Skënderbeun. Pritet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet e radhës ku mund të dalin në skenë të tjera fakte tronditëse.
[caption id="attachment_681708" align="alignnone" width="993"] Faksimile e lajmit francez[/caption]
Poll