
Gerhard Progni ka fituar gjyqin në FIFA me klubin e Llapit. Progni u transferua tek ekipi nga Kosova në qershor të vitit 2022, por aventura e tij nuk zgjati, për shkak se ai u largua në prill të vitit 2023.
Gjithsesi, pas largimit, futbollisti vendosi që t’i drejtohej FIFA-s për pagat e prapambetura nga klubi i Llapit. Sipas ‘GazetaBlic Sport’, Progni nuk kishte marrë pagë prej disa muajsh tek KF Llapi e pastaj kjo çështje shkoi në FIFA, ashtu siç është rregullorja që lojtarët që ashtuquhen si të huaj.
FIFA tashmë e ka zgjidhur rastin e Prognit me KF LLapin dhe gjithçka flet në favor të lojtarit. 36-vjeçari që aktualisht aktivizohet tek Valbona në Kategorinë e Dytë në Shqipëri, ka fituar gjyqin me 7 shtator, 2023. Klubi i Llapit i detyrohet Prognit me 5 paga të vonuara, për periudhat shkurt-qershor.