Samy Bourard
Samy Bourard ishte një nga transferimet më të zhurshme të Flamurtarit në merkaton e verës. Në Vlorë erdhi me shumë bujë, por nuk ia doli të linte gjurmë.
30-vjeçari bëhet me dije se është larguar nga Vlora dhe në këtë fillim viti nuk është paraqitur në stërvitje. Kjo bën që palët të kenë ndarë rrugët mes tyre 6 muaj para se kontrata të përfundonte.
Mesfushori me fanellën e kuqezinjve ia doli të luante në 14 ndeshje, ku shënoi 2 gola dhe 1 asist. Në total ishte në fushë për 714 minuta.
Siç dihet Bourard ka dalë nga akademia Anderlecht, teksa karriera e tij kryesishtn ka qenë në Holandë dhe Hungari.
Poll
