
Jose Mourinho ka kontratë të vlefshme me Romën deri në vitin 2024. Palët që tani kanë nisur të mendojnë për mundësinë e rinovimit mes tyre.
Por që diçka e tillë të ndodhë sipas “La Gazzetta dello Sport” raportohet se renditja në top-4 në Serie A është shumë vendimtare për të ardhmen e teknikut portugez.
Gjithsesi nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e “Special One”, pai ky i fundit nuk duket shumë i lumtur në kryeqytet, pasi kërkon më shumë investime në skuadër për të luftuar për vendet e kreut.
Drejtori Tiago Pinto ka thënë publikisht se skuadra e ndërtuar në verë është mjaft e fortë për të fituar një top katërshe, ndërsa Mourinho e quajti një “mrekulli” për Giallorossët një pozitë të mundshme në Champions League.
Sipas burimit prania e Romës në Champions League do të jetë vendimtare për të bindur Mourinhon të qëndrojë në krye të paktën deri në fund të kontratës së tij.