Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

GUARDIOLA: Është një rezultat mahnitës ndaj Bayern, por unë e di çfarë do të thotë të luash në Munich

Shkruar nga NEWSPORT
GUARDIOLA: Është një rezultat mahnitës ndaj Bayern, por

Manchester City bëri ligjin në “Etihad Stadium” ndaj Bayern Munich. Skuadra e Pep Guardiolës triumfoi në çerekfinalen e parë të Champions me shifrat 3-0. Pas kësaj fitoreje ka folur edhe trajneri i “Qytetarëve”, i cili edhe se skuadra e tij fitoi përsëri duelin në Munich e shikon një “luftë” të vërtetë.

 “Ishte një ndeshje vërtet e mirë në Champions League, skuadrat më të mira u përballën me njëra-tjetrën dhe për 55-60 minuta loja ishte e barabartë. Rodri shënoi një gol të pabesueshëm, por ne nuk mundëm të kontrollonim krahët ku vepronin Musiala dhe Gnabry.

Në 5-15 minutat e para të pjesës së dytë kundërshtari luajti më mirë dhe krijoi raste. Por pas kësaj ne ndryshuam disa gjëra dhe u dukëm më të fortë për pjesën tjetër të ndeshjes.

Është një rezultat mahnitës, por e di se çfarë do të thotë të luash në Munich. Duhet të krijojmë diçka të re në mënyrë që të mos vuajmë aq shumë nga aftësia e kundërshtarit dhe të kemi sukses”, u shpreh Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga