Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

VIDEO/ Albi Doka e kap "mat" në Bulevard, futbollisti i Kombëtares shfaqet në Tiranë me "bishën" 300 mijë euroshe

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Albi Doka e kap "mat" në Bulevard, futbollisti i
Rey Manaj & Albi Doka / Makina e Rey Manajt

Rey Manaj po shijon këto ditë pushimi që nga klubi i Sivasspor dhe ka udhëtuar drejt Shqipërisë. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi po kalon disa ditë në kryeqytet, krah miqve të tij.

Ndërsa së fundmi, është Albi Doka që ka “lajmëruar” zbarkimin e Manajt në Tiranë. Doka ka publikuar një video në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, aty ku sulmuesi i Kombëtares po vozit makinën e tij qindra mijëra euroshe.

30-vjeçari shfaqet duke shëtitur nëpër Tiranë me një mjet të tipin “Lamborghini”, që kushton hiç më pak se 300 mijë euro. Shpejtësia e “bishës” së Manajt, i ka lënë mbresa Dokës, me këtë të fundit që e ka postuar në “InstaStory”.

"Story" i Albi Dokës

Poll

Lexo gjithashtu