Bia Khaliffa & Sasa Hoda
Një incident ka ndodhur ditën e djeshme gjatë një ndeshjeje basketbolli në Prizren.
Sipas pamjeve të publikuara në TikTok, ish-banorja e BBVK, Sasa Hoda, është përballur me ofendime nga tifozët e Bashkimit, pasi ajo po bënte tifo për Trepçën.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Sasa shihet në shoqërinë e Bia Khalifës, ndërsa ndiqnin ndeshjen nga tribunat.
Gjatë momentit, nga një pjesë e tifozëve janë dëgjuar thirrje fyese në drejtim të saj. Megjithatë, Sasa është parë e qetë dhe duke buzëqeshur, pa reaguar ndaj situatës.
“Qite k*rvën jashtë”, dëgjohen të thonë në kor së bashku të gjithë tifozët e Bashkimit.
Poll
