
Franco Mastatuono
Franco Mastantuono nuk do të luajë me Argjentinën U20 në Botërorin e kësaj grupmoshe. Fantazisti 18-vjeçar ka vendosur që të “refuzojë” grumbullimin me kombëtaren e tij.
Kjo për shkak se Mastantuono ka zgjedhur që të qëndrojë te Real Madrid, për tu angazhuar në LaLiga dhe sfidat e UEFA Champions League. Në këto kushte, ai nuk ka preferuar të ndihmojë kombëtaren e tij në Botërorin U20.
Kujtojmë se argjentinasi u ble nga Real Madrid për shumën e 45 milionë eurove. Ai ka firmosur me “Los Blancos” kontratë 6-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031.
Poll