Erald Çinari dhe Klisman Cake po shkëlqejnë këtë sezon me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Ish-mbrojtësi i Tiranës u afrua në merkaton e verës pas performancave fantastike me Strugën ndërsa ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Partizanit, erdhi vetëm në merkaton e janarit dhe menjëherë ka vendosur vulën e tij në kampionat.
Gola thuajse çdo ndeshje dhe që prej mbërritjes në Maqedoni, është bërë gjithmonë pjesë e formacionit të javës. Edhe këtë fundjave, dyshja janë zgjedhur sërish mes më të mirëve në Maqedoni. Kësaj rradhe, golin e ka gjetur mbrojtësi Cake por sulmuesi shkodran u vlerësua për impaktin e tij në lojë, duke vënë gjithmonë në vështirësi mbrojtësit e Bregalnicës.
Poll