Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Fillon merkato në Kosovë, ish-skuadra e Bledi Shkëmbit prezanton sulmuesin e Besiktas

Shkruar nga NEWSPORT
Fillon merkato në Kosovë, ish-skuadra e Bledi Shkëmbit prezanton

Tandina Maharafa është lojtari më i ri i Lirisë së Prizrenit. Ish-klubi i Bledi Shkëmbit ka prezantuar sot futbollistin në fjalë që më parë ka qenë pjesë e Besiktas në Turqi.

Edhe pse ende nuk është çelur zyrtarisht merkato e verës, Maharafa është përforcimi i parë për ekipin bardhezi. Lajmi bëhet me dije nga klubi prizrenas që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmëron:

“Ende pa përfunduar kampionati, Liria nënshkruan me sulmuesin afrikan. Tandina Maharafa, është futbollisti ma i ri i Lirisë. Ai, ka firmosur kontratë me klubin të mërkuren, duke forcuar radhët e bardhezinjëve. Maharafa, luan në pozitën e qendër sulmusesit dhe mesfushorit ofensiv. Ai, ka patur një karrierë të begatshme, duke luajtur në klubet Beshiktash,Shkupi  e Balikespor.

"Jemi të kënaqur me këtë angazhim, duke dit cilësit e tij.Ditët në vijim presim ardhje të reja.Liria, synon vetë kreun në pranverë dhe kthimin direkt në Superligë", tha drejtori Enis Gashi”, thuhej në njoftimin e klubit të Lirisë së Prizrenit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga