Largimi i parakohshëm nga jeta i Shpat Kasapit tronditi të gjithë, teksa vazhdojnë të jenë të shumtë ata që e kanë njohur që ndajnë dhimbjen e tyre në rrjetet sociale. Nailir Piri së fundi ka postuar në rrjetet sociale një video me tashmë të ndjerin, Shpat Kasapi.
Ish-banori i Bik Brother VIP Kosova 4 e mori vesh lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit pasi la shtëpinë më të famshme në Kosovë dhe menjëherë i kushtoi edhe disa rreshta në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar shihet Shpat Kasapi dhe Nailiri duke ndjekur një ndeshje të Partizanit në “Arenën e Demave”. Dyshja ndodhej në shkallët e stadiumit duke ndjekur nga afër derbin ndaj Dinamos. Duke na tregtuar kështu që ishte një tifoz i Partizanit në Superiore.
“Vetëm pasi dola nga shtëpia e Big Brother Kosova mësova për humbjen e të madhit dhe vellait tone Shpat Kasapi.
Me zemër të thyer dua t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes. Zoti u dhëntë forcë e durim në këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Nailiri.
Ndërkohë kujtojmë se Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor pas një ataku në zemër, teksa mbylli sytë përgjithmonë në moshën 40-vjeçare. Momentet e fundit të jetës së tij i jetoi në Itali me bashkëshorten, Selvien dhe djalin Roelin, teksa ndodheshin për kurimin e të birit.
