Sulejman Demollari mbetet një prej figurave të shquara, në Shqipëri dhe përtej saj, kjo pasi ish-mesfushori legjendar ka treguar se si të mbajë një reputacion të respektuar edhe në ligat e huaja.
Bëhet fjalë për Dinamon e Bukureshtit, skuadër me të cilën Demollari ka bërë histori, pasi 30 vite më parë ngriti lart trofeun e kampionit në Superligën rumune, së bashku me ish-shokët e skuadrës në periudhën e artë të sezonit 1991–92.
Ish-legjenda e klubit rumun dhe e Kombëtares shqiptare shte i pranishëm në derbin mes Bukureshtit dhe U Cluj, përfunduar në favor të vendasve në shifrat 2-1, duke shkelmuar topin e parë të sfidës.
Emocionet e këtij momenti reflektuan dukshëm tek Demollari i cili zbuloi se u kthye në kuadër të një dokumentari që do të flasë për jetën e tij dhe gjurmën që ka lënë ky klub tek refleksionet e viteve të arta.
"Do të bëhet një dokumentar, një film për jetën time, pjesë e së cilës është dhe Dinamo e Bukureshtit. Është një emocion i madh pasi kam ardhur pas kaq shumë vitesh për të parë ekipin. Dje takova djemtë dhe bëmë një festë me shokët. Ishte një diskutim vërtetë nostalgjik", rrëfeu Demollari për mediat në rumani.
