
Arber Hoxha
Arbër Hoxha ka ndryshuar status. Futbollisti i Kombëtares tashmë edhe zyrtarisht nuk është më beqarë.
Lideri i kuqezinjve është celebruar ditën e sotme me Djellza Kadriaj. Siç dihet dyshja prej kohës janë në një marrëdhënie mes tyre, teksa tashmë e kanë zyrtarizuar.
26-vjeçari kështu bën “golin më të bukur” në jetën e tij, duke firmosur “kontratën” më të rëndësishme ndonjëherë. Diçka të tillë e ka zbuluar vetë futbollisti nëpërmjet një "Insta-Story".
Kujtojmë se Hoxha është mjaft i kërkuar në këtë merkato vere. Aktualisht është pjesë e Dinamo Zagreb në Kroaci, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2027.

Poll