Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Takim me “aromë” Superioreje, ish-ët e futbollit shqiptar bëhen bashkë në vendin e luftës

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Takim me “aromë” Superioreje, ish-ët e futbollit
Zabergja - Rashica - Mba-Mandela

Kanë luajtur në një kampionat për disa sezone, por në ekipe të ndryshme. Ermir Rashica, Baton Zabërgja, Itodo Mandela dhe Cristian Mba janë bërë sërish bashkë pas Superiores.

Të  4 futbollistët aktualisht luajnë në Ukrainë në Premier League. Fati deshi që pas largimit nga elita e futbollit shqiptar janë transferuar tek e njëjta skuadër, Metalist 1925 Kharkiv.

Tek ukrainasit janë kthyer në lojtarë të rëndësishëm dhe duka marrë shkas nga pauza e kampionatit për ndeshjet e Kombëtareve, ish-ët e Superiores janë bërë bashk. Nëpërmjet një postimi në “Insta-Story” kanë vendosur edhe flamurin shqiptar, për te zbuluar mbase se i ka bërë bashkë Kombëtarja shqiptare.

Kuqezinjtë mbrëmjen e djeshme luajtën miqësore me Andorën, duel që u mbyll me fitoren e Kombëtares shqiptare me shifrat 4-2 në “Air Albania”.

FOTO/ Takim me “aromë” Superioreje, ish-ët e futbollit
 

 

Poll

Lexo gjithashtu