Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Edi Rama duartroket kuqezinjtë e Sylvinhos, Pjerin Ndreu i del kundër: Edhe kalamajtë e dinë se kjo skuadër nuk shkon në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Edi Rama duartroket kuqezinjtë e Sylvinhos, Pjerin Ndreu i del kundër:
Edi Rama dhe Pjerin Ndreu/ Fotomontazh

Triumfit të kombëtares shqiptare iu bashkua mbrëmë edhe kryeministri Edi Rama. I pari i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale krenohej me fitoren 1-0 kundër Letonisë, ndeshje mjaft e rëndësishme për objektivin madhor: kualifikimin në botëror. Kryeministri tregonte golin e shënuar nga Kristjan Asllani me mbishkrimin: “Shqipet fituan sot”, duke i shoqëruar edhe me emojin e duartrokitjeve.

E megjithatë duket se në të njëjtën linjë mendimi nuk është kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Ky i fundit ka kritikuar ashpër kuqezinjtë, paçka se 3 pikët janë ato që i shkojnë për shtat ekipit në këtë moment mjaft të rëndësishëm. Ai shpreh bindjen se skuadra e Sylvinhos me lojën e zhvilluar nuk ka asnjë shans për të shkuar në botëror.

“Kot s’e refuzova biletën për në stadium sonte! Që s’kemi shanse me këta këtu për të shkuar në Botëror, lexohet edhe nga kalamajtë që s’kanë shkuar në klasë të parë akoma!

Këta sulmuesit tanë me Broja & CO sikur janë abonuar me sorollatjen në fushë, se golin e kanë çuar në muzeum e s’e gjejnë dot më! Shkurt, ekip i shpërlarë, pa gjak, pa nerv, pa fantazi”, shkruante Ndreu në kanalin e vet zyrtar në facebook.

Një deklaratë e çuditshme në një çast kur mbështetja duhej të ishte maksimale e për më tepër analistët e futbollit vlerësuan paraqitjen e djeshme të kuqezinjve, edhe pse finalizimi i duhur u mohoi një rezultat më të thellë. E me sa duket disa ditë pas deklaratës së Ramës se Pjerin Ndreu kishte bërë mirë në Lezhë, Kombëtarja është ajo që “ndan” kryeministrin me kryebashkiakun socialist.

Edi Rama duartroket kuqezinjtë e Sylvinhos, Pjerin Ndreu i del kundër:
Postimi i Ramës
Edi Rama duartroket kuqezinjtë e Sylvinhos, Pjerin Ndreu i del kundër:
Postimi i Pjerin Ndreut

 

Poll

Lexo gjithashtu