
Mounir Nasraoui, babai i futbollistit Lamine Yamal, u përfshi në një incident të rëndë më 14 gusht 2024, kur u godit me thikë dhe përfundoi në spital me tre plagë serioze. Ai u trajtua për disa ditë në gjendje të rëndë, ndërsa autoritetet nisën menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.
Sipas mediave spanjolle, sherri ndodhi në lagjen Rocafonda të Mataros dhe përfundoi me plagosjen e Nasraouit. Autori i dyshuar i sulmit është paraqitur kohët e fundit në gjykatë për të dhënë dëshminë e tij.
Mbrojtja e të pandehurit pretendon se ngjarja ndodhi “gabimisht”, pasi ai i mori thikën njërit prej miqve të Nasraoui-t dhe e goditi pa qëllim. Nga ana tjetër, dëshmitarët pohojnë se sulmi ishte i qëllimshëm dhe se të atin e Yamal “donin ta vrisnin”.