Fotomontazh
Dita e sotme për Naser Alijin dhe familjen e tij është mjaft e trishtë. Kjo pasi ka ndërruar jetë nëna e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.
Një lajm i “kopshëm” për futbollistin e Dinamos, i cili me dhimbje ka bërë një postim në rrjetet sociale. Mjaft prekës është mesazhi pas humbjes së nënës së tij.
“Ah moj nanë. Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi”, ka shkruar Aliji, i cili gjithashtu tregon një foto ku i mban të kapur dorën, ku nëna e tij mban një vigon në dorë. Duke treguar kështu se gjendja e saj shëndetësore nuk ka qenë e mirë.
Poll
