
Napoli ka fituar ndaj Cremonese në transfertën e javës së 9 të Serie A me shifrat 1-4. Një fitore që i mban në krye të tabelës dhe me distancë prej 2 pikësh nga Atalanta.
Një transfertë aspak e lehtë kjo për ekipin e Spalletit pasi në fushën e lojës gjërat shfaqeshin ndryshe. Goli i parë i Politano me penallti në pjesën e parë të sfidës u barazua menjëherë në startin e të dytës nga Dessers.
Duhet të vinte momenti i Simeone i cili në të 76 sjell avantazhin dhe Cremonese duket e humbur. Në minutën e 90+2 dhe 90+4 Lozano e Oliviera do realizonin 2 golat të cilët do të shërbejnë për statistikë.
Video:
Poll