Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

ZYRTARE/ I ka gjykuar kuqezinjtë para 10 vitesh në “Qemal Stafa”, UEFA vendos për arbitrat e Shqipëri - Serbi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ I ka gjykuar kuqezinjtë para 10 vitesh në “Qemal
Davide Massa

Shqipëria do të presë në Serbinë, duel që do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”. Përballje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Për këtë takim mjaft delikat dhe shumë të rëndësishmë për kuqezinjtë është mësuar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi. Kështu UEFA i ka besuar këtë përballje një italiani.

Kryesorë do të jetë Davide Massa, i cili do të ndihmohet nga Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Fabio Maresca. VAR-i i është besuar Aleandro Di Paolo, teka në AVAR do të jetë Daniele Davori.

Massa siç dihet e njeh mirë Kombëtaren shqiptare, pasi në të kaluarën i ka arbitruar në një ndeshje miqësore, saktësisht ndaj Gjoergjisë më 16 nëntor të vitit 2015. Duel ky që përfundoi 2-2 dhe është luajtur në “Qemal Stafa” në Tiranë.

ZYRTARE/ I ka gjykuar kuqezinjtë para 10 vitesh në “Qemal
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga