Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

ZYRTARE/ Federata serbe me NJOFTIM të rëndësishëm, vendos për stadiumin e sfidës Serbi - Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Federata serbe me NJOFTIM të rëndësishëm, vendos
Ndeshja Serbi - Shqipëri, kualifikuese Euro 2016 (14/10/2014)

Serbia dhe Shqipëria do të përballen në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, në sfidën e kthimit. Ndeshja që do të zhvillohet më 11 tetor, tashmë ka edhe stadiumin ku do të luhet.

Federata serbe ka njoftuar se ndeshja me Kombëtaren shqiptare nuk do të zhvillohet në stadiumin e Partizanit të Beogradit, aty ku u luajt 11 vite më parë. Tashmë kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Rajko Mitic”, më i madhi në Beograd me 51700 ulëse.

NJOFTIMI I FEDERATËS SERBE:

Federata e Futbollit të Serbisë njofton publikun se ndeshjet kualifikuese të Serbisë kundër Anglisë më 9 shtator dhe kundër Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitic” në Beograd, ndërsa për ndeshjen e fundit kundër Letonisë është përzgjedhur stadiumi në Leskovac.

Pas një analize të detajuar, që përveç aspektit sportiv përfshiu edhe organizimin dhe sigurinë, si dhe konsultimet me UEFA-n, është arritur në përfundimin se stadiumi “Rajko Mitiç”, si objekti më i madh futbollistik në vend, do t’i ofrojë përfaqësueses sonë kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve të rëndësishme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga