
Luciano Spalletti
Luciano Spalletti nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares italiane. Lajmin e ka bërë të ditur vetë tekniku i “axurrëve” përmes konferencës për shtyp përpara sfidës me Moldavinë.
“Presidenti Gravina më tha dje se jam shkarkuar nga detyrat e mia, nuk do të kisha hequr dorë, nuk e bëj këtë në kohë të vështira. Do ta ndërpres kontratën time, deri nesër në mbrëmje do të jem trajner dhe do të mbledh lojtarë, nga e marta nuk do të jem më”, u shpreh mes të tjerash Spalletti.
Humbja e fundit ndaj Norvegjisë me rezultatin 3-0, ka bërë që presidenti i FIGC-së të shkarkojë nga detyra Spallettin. Pa llogaritur sfidën e radhës me Moldavinë, tekniku 66-vjeçar e drejtoi Italinë në 23 takime.
Poll