Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

ZYRTARE/ Dikur e “shkarkonte” Shqipëria, ish-tekniku i CR7 humb sërish vendin e punës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dikur e “shkarkonte” Shqipëria, ish-tekniku i CR7 humb
Fernando Santos & Cristiano Ronaldo

Që prej largimit të tij nga kombëtarja portugeze, trajneri Fernando Santos nuk po arrin dot të stabilizohet. Tekniku 70-vjeçar është shkarkuar nga posti si trajner i kombëtares së Azerbajxhanit ditën e sotme.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë përfaqësuesja azere nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Azerbajxhani bën të ditur se kontrata e portugezit është ndërprerë me marrëveshje të të dyja palëve.

Santos i drejtoi ata në 11 takime, duke mos arritur të marrë asnjë fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Kujtojmë se 70-vjeçari u shkarkua dhe nga kombëtarja e Polonisë para dy vitesh, pas disfatës ndaj Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Milli Komanda (@millikomanda)

Poll

Lexo gjithashtu