
Edhe pse u parashikua në “letër” se Spanja do e kishte të vështirë transfertën e Turqisë, rezultati tregoi të kundërtën. “Furia e Kuqe” fitojë me rezultatin tenistik, 6-0. Serinë e ndeshjes e hapi Pedri (6’). Më pas erdhi dopieta e Merinos (22’, 45+1’). Merino kishte “punë” edhe në pjesë e dytë, duke konkretizuar trigolëshin personal në minutën e 57.
Ferran Torres shënoi emrin në listën e “goleadorëve” (53’), kurse Pedri i vuri “kapak” fitores 6-0 (dopietë për mesfushorin e Barcelonës). Gjermania në një moment të vështirë pas humbjes me Sllovakinë, reflektoi karshi Irlandës së Veriut, e fituar 3-1 me golat e Gnabry, Amiri dhe Wirtz.
Ky rezultat i shpëton postin trajnerit Nagelsmann. Në takimet e tjera, Belgjika “shkatërroi” Kazakistanin (6-0), Holanda fitojë në Lituani (3-2), Maqedonia e Veriut shuoi “show” 5-0 kundër Litenshtein, Polonia triumfojë 3-1 me Finlandën, Sllovakia mposhti minimalisht Luksemburgun (1-0), kurse Gjeorgjia “likujdoi” Bullgarinë (3-0).