Kolumbia
Kolumbia ka siguruar një vend në 1/16-at e Kupës së Botës, pasi mposhti Ganën me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Jhon Arias në minutën e 14-të, pas asistimit të Luis Suarez, duke i dhënë epërsinë vendimtare skuadrës kolumbiane.
Pavarësisht përpjekjeve të Ganës për të reaguar, mbrojtja e Kolumbisë qëndroi e fortë deri në fund, duke ruajtur avantazhin dhe duke siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut.
Me këtë fitore, Kolumbia vazhdon rrugëtimin në Kupën e Botës. Në fazën tjetër, latinët do të përballen me Zvicrën e Granit Xhakës, më 7 korrik prej orës 22:00.
Poll
