Sulmuesi Raphinha është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit, duke habitur stafin mjekësor me shpejtësinë e rikuperimit.Raphinha u detyrua të ndërpriste pjesëmarrjen në grup pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e dytë kundër Haitit.
Pas dy javësh jashtë fushave, ku iu nënshtrua seancave intensive të fizioterapisë dhe stërvitjeve individuale sulmuesi është rikthyer në fushë.
Pavarësisht rikthimit, stafi teknik i Brazilit do të tregohet tepër i kujdesshëm. Raphinha nuk po e zhvillon ende seancën e plotë stërvitore. Ashtu si në rastin e Neymarit, ai po merr pjesë vetëm në fazën e nxemjes dhe disa ushtrime aktivizimi. Burime pranë ekipit bëjnë me dije se aktivizimi i tij ndaj Norvegjisë është pothuajse i përjashtuar, përveç rasteve të emergjencës ekstreme.
