Egjipti ka fituar përballjen me Australinë e vlefshme për raundin e 1/32-ave në Botërorin 2026. Ndeshja e luajtur në stadiumin “AT&T Stadium” në Texas u mbyll me shifrat 1-1 në kohën e rregullt.
Ndeshja nisi vrullshëm nga ana e të dy ekipeve për të gjetur një go të shpejtë. Në minutën e 13-të pas një aksioni në goditje dënimi, mesfushori Emam Ashour shënoi golin e avantazhit. Në pjesën e dytë ritmi i sfidës ishte i lartë nga të dy ekipet që kërkonin golin. Në minutën e 55-të pas një goditje dënimi për Australinë, ekipi i egjiptit shënoi një autogol nga Mohamed Hany duke i dhuruar golin e barazimit. Koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1. Ndeshja shkoi në shtesë ku dhe aty ekipet nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës dhe pse tentuan shumë.
Radhën e patën goditjet e penalltive ku ekipi egjiptian nuk u tregua i saktë duke humbur 2 penallti, ndërsa egjiptianët u treguan më të saktë. Egjipti kalon në fazën tjetër ku do të njohë kundërsharin i cili mund të jetë një misdis Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër.
Goli i Emam Ashour (Australi 0-1 Egjipt)
Autogoli i Mohamed Hany (Australi 1-1 Egjipt)
Penalltia e kualifikimit e shënuar nga Hossam Abdelmauid
