Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Fitorja dramatike përballë Kepit të Gjelbër, Leo Messi realist: Ekip i fortë, është një arsye se pse s’ka humbur ndaj Spanjës dhe Uruguajit

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja dramatike përballë Kepit të Gjelbër, Leo Messi
Leo Messi

Leo Messi ka folur pas fitores në limite të Argjentinës së tij përballë Kepit të Gjelbër. Sfida e vlefshme për 1/32-at e Botërorit 2026, përfundoi me shifrat 3-2. Ndërsa vetë Messi e vlerësoi maksimalisht kundërshtarin.

“Më kërkojnë fanellën por në fushë më shqelmojnë (qesh). Argjentina e ka demonstruar këtë për një kohë të gjatë, garon dhe do të garojë deri në fund. Sot pamë rëndësinë e goditjeve standardae, të cilat nuk i kishim performuar mirë kohët e fundit.

Në ndeshje si kjo, është e rëndësishme. E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë. Është një arsye se pse ky ekip s’ka humbur përballë Spanjës apo Uruguajit”, tha ndër të tjera Leo Messi.

Kujtojmë se Argjentina do të përballet tashmë në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, me Egjipitin. Sfida që do të zhvillohet më 7 korrik, do të nisë prej orës 18:00.

Poll

Lexo gjithashtu