Marko Arnautovic
Marko Arnautovic ka vendosur të mbyllë ciklin e tij si futbollist me Austrinë, pas humbjes ndaj Spanjës me rezultatin 0-3, që përkoi edhe me eliminimin e kombëtares nga Kupa e Botës.
Këtë zgjedhje e komunikoi vetë sulmuesi pas përfundimit të ndeshjes, në një prononcim të shkurtër për mediat.
Me fanellën e Austrisë, 37-vjeçari shënoi 49 gola në 137 ndeshje, duke e mbyllur si golashënuesi më i mirë në histori. Këtë Botëror, Arnautovic mundi të shënojë vetëm 2 gola.
Sa i përket karrierës në nivel klubesh, ai aktivizohet momentalisht në radhët e Crvena zvedas, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Interit dhe Bolognas në Serie A, si dhe atë të West Ham në Premier League.
Poll
