Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Botërori 2026 shkon përtej fushës, shkollat në Britani gati të lëshojnë pe, shkak bëhet ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori 2026 shkon përtej fushës, shkollat në Britani gati
Meksikë - Angli

Anglia ka siguruar vendin e saj në raundin e 16-tave dhe është gati të përballet me Meksikën të hënën, mirëpo ndeshjet e Kupës së Botës këtë vit kanë qenë shumë të vështira për tifozët deri tani - dhe jo vetëm për shkak të kundërshtarëve.

Diferenca e madhe e orareve me Europën ka bërë që të hënën, në Angli, shkollat të lejojnë fëmijët që të shkojnë me vonesë sepse Tre Luanët do të luajnë kundër bashkë-organizatorëve të Meksikës në orën 1 të mëngjesit.

Nëse ndeshja shkon në penallti, ajo mund të zgjasë deri gati në orën 4 të mëngjesit, ndaj disa shkolla kanë vendosur t’i lejojnë nxënësit e tyre të shkojnë me vonesë pas ndeshjes.

Botërori 2026 shkon përtej fushës, shkollat në Britani gati
Tifozët e vegjël të Anglisë

Sindikata Kombëtare e Arsimit (NEU) ka mbështetur planet për t'i lejuar nxënësit të fillojnë më vonë, me sekretarin e përgjithshëm Daniel Kebede që e përshkroi ndeshjen si një "ngjarje të rëndësishme në kalendarin tonë".

Trajneri Thomas Tuchel madje u bëri thirrje prindërve që t’i lënë fëmijët e tyre të flenë të hënën në mëngjes, në mënyrë që të qëndrojnë zgjuar deri vonë për të parë heronjtë e tyre duke luajtur.

"Shkruani një justifikim për shkollën dhe lërini të shikojnë futboll. Ata kanë shumë shkollë për të shkuar, por Kupa e Botës është çdo katër vjet", është shprehur ai, duke theksuar se ndeshja e Anglisë përballë Meksikës do të jetë shumë e madhe dhe kombëtarja ka nevojë për mbështetje.

Poll

Lexo gjithashtu