Algjeria ka mposhtur Jordaninë, në kuadër të raundit të dytë të grupit J, ku bëjnë pjesë edhe Argjentina me Austrinë. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Levi’s Stadium” të Kanadasë, përfundoi me shifrat 1-2.
Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të nga lojtari i jordanezëve Nizar Al Rashdan, ndërsa përmbysja nga miqtë erdhi në fraksionin e dytë të lojës. Fillimisht ishte Nadir Benbouali në të 69-tën që ktheu baraspeshën, përpara se Amine Gouiri të plotësonte përmbysjen e çmendur për t’i dhënë tre pikët të tijëve.
Me këtë fitore, Algjeria mban vendin e tretë dhe i jep një tjetër hov shpresave për një kualifikim përmes playoff-it. Ndeshjen e radhës, Mahrez me shokë do ta luajnë përballë kryesuesve të grupit e njëkohësisht kampionëve në fuqi të këtij turneu, Argjentinës së Leo Messit, ndërsa Jordania është praktikisht e eleminuar.
