Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Leo Messi një “magnet” rekordesh në Kupën e Botës, vjen mesazhi nga legjenda e Gjermanisë pas golave historikë: Është më i miri!

Shkruar nga NEWSPORT
Leo Messi një “magnet” rekordesh në Kupën e
Leo Messi, Enzo Fernandez dhe Lucas Tagliafico

Leo Messi e tregoi sërish pse mban statusin e kampionit në fuqi me Argjentinën, e sidomos, pse vijon të mbetet në lartësinë e duhur si udhëheqës i kësaj skuadre në nivelet botërore.

Dy golat e shënuar përballë Austrisë janë dëshmi pse “Pleshti” argjentinas transformohet në një “magnet” për rekordet dhe këtë e vërtetoi edhe fakti që u shndërrua në golashënuesin më të mirë të historisë, duke parakaluar edhe legjendarin e Gjermanisë, Miroslav Klosen.

Leo Messi një “magnet” rekordesh në Kupën e
Miroslav Klose dhe Leo Messi

Pikërisht, ky i fundit nuk ka ngurruar t’i dërgojë një mesazh të shpejt e të shkurtër në drejtim të 38-vjeçarit.

“Për mua ai është më i miri i historisë. Urime kampion!”, ishin fjalët e Kloses.

Duke marrë në konsideratë që ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur në Botëror, pasi Argjentina mbetet pretendente për të shkuar drejt finales së këtij turneu, Leo Messi i ka të gjitha mundësitë në dispozicion për të thelluar bilancet.

Poll

Lexo gjithashtu