Erling Haaland
Norvegjia iu fal Erling Haaland për fitoren 3-2 ndaj Senegalit, në ndeshjen e vlefshme të grupit I.
Dy golat e shënuar nga sulmuesi i Manchester Cityt, i dhanë një tjetër ritëm këtij takimit dhe në këtë mënyrë, “Vikingët” presin për kundërshtarin me të cilin do të përballen në fazën tjetër.
Fillimisht, duhet luajtur ndeshja e fundit në grup përballë Francës dhe 9-shi norvegjez nuk ka ngurruar të përdorë doza humori lidhur me këtë “përplasje” mes dy vendeve të para të grupit.
“Momentalisht nuk më intereson shumë si ndeshje, dihet që ata fitojnë kundër nesh. Madje, mund të fitojnë të gjithë turneun”, u shpreh Haaland.
Poll
