
Edhe pse prezenca e tifozëve shqiptar në mbështetje të përfaqësueses së Kosovës është e madhe në stadiumin “St. Jakob Park”, kombëtarja e Franco Foda nuk ka treguar thuajse asgjë në 45 minutat e para. Rezultati 4-0 në favor të “Helvetëve” është më negativi që “Dardanët” kanë pësuar në pjesë e parë.
Fillimisht e gjeti rrugën e rrjetës Akanji (22’). Tre minuta më vonë dyfishoi Embolo. Por të besuarit e Muart Yakin nuk u kënaqën me kaq. Widmwer (39’) dhe sërish Embolo (45’) i kanë “fikur” totalisht shpresat e Kosovës për të marrë një rezultat pozitiv nga Baseli.
Mbrojtja Vojvoda-Rrahmani-Dellova-Paqerada dhe portieri Muric janë treguar inekzistent në të 4 golat e pësuar, duke marrë edhe “faturën” e kësaj disfate.