Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

BOTËRORI 2026/ "Ethet" e kualifikimit "pushtojnë" grupin E, edhe në grupet F dhe D luhet gjithçka për gjithçka (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
BOTËRORI 2026/ "Ethet" e kualifikimit "pushtojnë"
Kupa e Botës

Kupa e Botës ka arritur në kulmin e saj, sa i përket skuadrave që deri më tani kanë prerë biletën e kualifikimit për në raundin e 1/32-tave, ndërsa sot në mbrëmje dhe në mëngjesin e të premtes do të përcaktohen edhe kombëtaret e radhës.

Gjermania sfidon Ekuadorin, ndërsa debutuesit e Kuraçaos do të masin forcat përballë Bregut të Fildishtë, në ndeshjet e fundit të grupit E, prej orës 22:00.

“Pancerat” janë kryesues dhe do t’u mjaftonte dhe një pikë për ta mbyllur në vendin e parë, ndërsa gara vijon të mbetet e hapur mes Bregut të Fildishtë e deri tek Kuraçao. Çdo pikë do të bëjë diferencën, ndaj edhe të trija skuadrat do të bëjnë çmos të luajnë gjithçka për gjithçka për t’i mbajtur të gjalla shpresat për avancimin më tej.

Sakaq, në orët e para të mëngjesit të së premtes, më saktësisht prej orës 01:00 do të luhen paralelisht dy ndeshjet e grupit F, Japoni-Suedi dhe Tunizi-Holandë. Duke marrë parasysh distancën mes vendit të parë dhe atij të tretë, priten emocione të shumta për skuadrën që do të jetë “më fatlume” sa i takon rezultatit, edhe pse në letër, Holanda së bashku me Japoninë janë dukshëm më të favorizuara.

Tre orë më vonë, pra 04:00 do të zhvillohen ndeshjet e grupit D, Paraguai-Australi dhe Amerika pritëse përballë Turqisë (së eleminuar). Edhe pse distanca mes vendit të parë dhe të tretë është vetëm 3 pikë, skuadra që mban edhe statusin e vendit organizator ka dukshëm më superioritet pasi turqit luajnë pa objektiv.

Poll

Lexo gjithashtu