Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Haaland kundër Mbappes, “përplasje titanësh” mes Norvegjisë dhe Francës në Grupin I

Shkruar nga NEWSPORT
Haaland kundër Mbappes, “përplasje titanësh” mes
Haaland dhe Mbappe

Duke filluar prej orës lokale 21:00 në Shqipëri, do të luhen 2 ndeshjet e fundit të Grupit I në Kupën e Botës. I gjithë fokusi do të jetë në “Gillette Stadium” të Masaçuesets të SHBA-së mes Norvegjisë dhe Francës.

Fituesi i kësaj përballje do të jetë “kokë” grupi, ndërsa është një “luftë” përtej ekipeve. Sulmuesi Erling Haaland në kampin e “Vikingëve” do të “masë forcat” me transalpinin Kylian Mbappe, të dy me nga 4 gola në këtë Kupë Bote 2026.

Nëse sfida përfundon në barazim, Franca do të mbetet në vendin e parë, aty ku golavarzhi luan rol thelbësor, pavarësisht kuotës së njëjtë të pikëve. Duli tjetër i këtij grupi Senegal - Irak do luhet sa për statistikë. 

 

Poll

Lexo gjithashtu