Botërori 2026, padyshim është një ndër kompeticionet më gjigante të futbollit e si e tillë dhe interesi që tifozët ti shikojnë ndeshjet nga afër është shumë i lartë. Pas njoftimit të çmimit të biletave për ndeshjen e parë dhe shitjen e plotë të tyre, ka pasur dhe reagime negative. Kjo ka ndodhur pasi shumë nga tifozët janë ankuar për çmimin e lartë të biletave.
Ndërsa FIFA i është përgjigjur kritikave duke bërë një kategori të lirë, e cila nis nga 60 dollarë. Kjo do të jetë e disponueshme për blerje për të gjitha 104 ndeshjet, përfshirë ndeshjen finale. Një tarifë e tillë do të jetë fikse dhe vlen për rreth 2% të të gjitha biletave të Kupës së Botës 2026.
Biletat nga kategoria e çmimeve të krijuar me cilësimin “niveli i tifozëve” do t'u ndahen federatave kombëtare për ndeshjet individuale në të cilat do të luajnë ekipet e tyre.
"Me kërkesën në fazën aktuale të shitjeve që arrin 20 milionë kërkesa për bileta, FIFA ka konfirmuar se tifozët e ekipeve kombëtare që janë kualifikuar për Kupën e Botës FIFA 2026 do të përfitojnë nga një nivel i dedikuar çmimesh për biletat, i cili është hartuar për ta bërë ndjekjen e ekipeve të tyre në skenën më të madhe të futbollit më të përballueshme.
Kualifikimi i ri i Hyrjes për Mbështetësit do të jetë i disponueshëm me çmimin fiks prej 60 dollarësh amerikanë për biletë për secilën nga 104 ndeshjet, përfshirë finalen", është shkruar në deklaratën zyrtare të FIFA-s.
Ky veprim vjen pasi tifozët ishin shumë të irrituar nga çmimet që varionin nga 120 deri në 265 dollarë për ndeshjet e fazës së grupeve, ndërsa çmimi për ndeshjen finale, që do të luhet më 19 korrik në East Rutherford, New Jersey, është 4,185 deri në 8,680 dollarë.
