Italia e tij nuk ia doli që të kualifikohej për të tretën herë rresht në Kupën e Botës, dhe padyshim, barra e përgjegjësisë bie mbi Gennaro Gattuson.
Humbja me Bosnjen pas goditjeve të 11-metërshave rëndon shumë, pasi Azzurrët e ndjejnë mungesën e këtij kompeticioni që prej vitit 2014. Plot 12 vite larg syrit të botës dhe më të mirëve të kontinentit, janë shkak që trajneri italian t'u drejtohet tifozëve duke i kërkuar ndjesë që pritja nuk u "thye" në stadiumin "Bilino Polje".
"Nuk e merituan të humbisnim në këtë mënyrë. Mbetëm me 10 lojtarë më pak. Kishim shanset tona, ndërsa ata rrallë na vunë në vështirësi. Më vjen keq, ky është futbolli, por unë jam krenar për djemtë e mi. Lëndon, sepse kishim shumë nevojë për këtë kualifikimin, për të gjithë Italinë. Një goditje e rëndë e vështirë për t'u pranuar", ka deklaruar Gattuso.

