Serbia është dënuar nga FIFA për thirrjet anti-shqiptare në duelin me Shqipërinë. Federata Serbe e Futbollit është dënuar me 87,500 frangave zvicerane (93,981 euro) dhe me 25% të mbylljes së stadiumit për duelin e ardhshëm në shtëpi.
Por tashmë drejtuesit e Federatës kanë marrë vendimin drastik për tifozët serbë para duelit me Anglinë, takim që do të luhet më 13 nëntor në transfertë. Pikërisht për këtë takim, është vendosur të mos nxjerrin në shitje asnjë biletë për të parë skuadrën e tyre.
Frika e sjelljeve të gabuara nga tifozët dhe një dënimi tjetër nga FIFA ka bërë që Federata të marri këtë vendim, padiskutim gjë e cila nuk është pritur mirë nga mbështetësit e ekipit.
“Duke pasur parasysh përvojën e kaluar dhe gjobat shumëmilionëshe që janë paguar jo vetëm kur ndeshjet luhen në shtëpi, por edhe për shkak të incidenteve në ndeshjet jashtë fushe, Federata e Futbollit e Serbisë nuk do të ndërmarrë shitjen e organizuar të biletave për duelin jashtë fushe në stadiumin “Ëembley”, as nuk do të marrë përgjegjësi për sjelljen e mbështetësve në ndeshjen e ardhshme kundër ekipit të Anglisë .
Federata e Futbollit e Serbisë u bën thirrje të gjithë tifozëve të respektojnë rregulloret dhe parimet e lojës së ndershme, si dhe të mbështesin ekipin kombëtar me një frymë sportive dhe pa incidente”, thuhet në njoftimin e tyre.

