Nga mediat angleze bëhet e ditur se trajneri i “Tre Luanëve” Thomas Tuchel ka vendosur të ftojë për mesfushorin e Real Madrid Jude Bellingham.
Edhe pse Anglia e ka siguruar pjesëmarrjen në “Botërorin 2026”, mesa duket, “timonieri” Tuchel pritet të mos ketë asnjë “mëshirë” për Serbinë dhe Shqipërinë. Për Bellingham është një rikthim në përfaqësuese, pasi nuk u thirr në duelet e tetorit.
Në 4 ndeshjet e fundit për Real Madrid në të gjitha kompeticionet, mesfushori anglezë ka 3 gola dhe 1 asist, i rikthyer në versionin më të mirë. Shqipëria pas 6 ndeshje në Grupin K ka 11 pikë, 1 më shumë se Serbia ndjekëse.
Për të siguruar fazën “play-off” drejt Botërorit vitin e ardhshëm, versioni më i mundur do të ishte që Anglia t’i fitojë të dyja ndeshjet, pra kundër Serbisë dhe Shqipërisë, ndërsa grupi i Sylvinhos të bëjë “detyrën” ndaj Andorrës.
