Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Spanja “MBRETËRESHË” e 2025-ës, Argjentina e Franca një “hap” larg (RENDITJA E FIFA-s)

Shkruar nga NEWSPORT
Spanja “MBRETËRESHË” e 2025-ës, Argjentina e Franca
Ekipi i Spanjës

Me përfundimin e 42 ndeshjeve ndërkombëtare, platforma “TransferMarkt” ka përditësuar edhe renditjen Botërore të FIFA-s, duke bërë të ditur kështu pozicionin e ekipeve në bazë të pikëve të tyre.

Vitin 2025 Spanja e mbyll kryesuese me 1887 pikë ndërsa ndiqet nga skuadra të tjera po aq “BIG” në një diferencë të vogël pikësh mes tyre. Ku Argjentina ka 1873 pikë ndërsa i treti në radhë është Franca me 1870 të tilla.

3-shja bindëse ka lënë pas ekipe si Anglia e cila ka 1834 pikë, Brazili me 1760 dhe Portugalia me 1760 po ashtu. Më poshtë në listë janë Holanda me 1756 pikë dhe Belgjika e cila numëron 1731 të tilla.

Dy ekipet e fundit janë Gjermania në vendin e 9-të me 1724 pikë dhe plotësuesja e 10-shes, e cila është Kroacia me 1717 pikë.

Spanja “MBRETËRESHË” e 2025-ës, Argjentina e Franca
"Top 10" e skuadrave në renditjen e "TransferMarkt"

 

 

Poll

Lexo gjithashtu