
Në sfidën Serbi – Shqipëri që do të luhet mbrëmjen e sotme në Leskovac, kompanitë e basteve shohin si favorit absolut vendasit. Koeficienët tregojnë dukshëm dominimin e serbëve.
Vendasit kuotohen me 1.70, ndërsa fitorja e mundshme e Kombëtares shqiptare ka vlen e 5.75. Nga ana tjetër një barazim i mundshëm mes skuadrave kuotohet me 3.40.
Gjithsesi gjithçka do t’i mbetet fushës dhe kjo e fundit do të tregojë rezultatin e saktë të sfidës. Sylvinho dhe “djemtë” e tij do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët, që përballë një rivali si Serbia vlejnë shumë edhe për krenarinë e një kombi të tërë dhe për prestigj.
Sa i takon renditjes aktuale në grupin K, Kombëtarja shqiptare mban vendin e dytë me 8 pikë pas 5 javësh, ku ndiqet nga Serbia me 7 të tillë, por serbët kanë një sfidë më pak të zhvilluar. Ndërkohë “kokë” e grupit është Anglia me 15 pikë, ndërsa Letonia ka 2 pikë dhe Andorra në fund me 0 pikë.
