
Dragan Stojkovic tashmë nuk është më trajner i Serbisë. Timonieri është larguar edhe zyrtarisht, duke hequr dorë nga ky post.
Siç dihet Stojkovic njoftoi dorëheqjen e tij menjëherë, në konferencën LIVE pas humbjes 1-0 me Shqipërinë. Kërkesa e tij padiksutim është pranuar nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë, të cilët tashmë kanë zyrtarizuar gjithçka.
Por jo vetëm Dragan, bashkë me të largohen edhe Goran Dorovic e ndihmësit e tjerë. Siç duket Shqipëria i bëri gjëmën, trajnerit dhe ndihmësve të tij.
Vendin e Stojkovic përkohësisht do ta marrë Zoran Mirkovic, i cili është trajneri i ekipit U-21. Mirkovic do të drejtojë Serbinë në sfidën e radhës ndaj Andorras, ndërsa pas këtij takimi do të vendoset se kush do të jetë trajneri i ri.
View this post on Instagram